Ministri Bushati në Shkodër, u shpreh ngushëllime familjarëve të Admir Bokrinës

Aug 20, 2018 | 19:54
SHPËRNDAJE

Drejtuesi politik i PS në qarkun Shkodër, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, ka qenë për ngushëllim në familjen e Admir Bokrinës. Admiri ishte një nga dy viktimat që fatkeqësisht humbi jetën në tragjedinë e Genovës pak ditë me parë. I lindur në 9 nëntor në vitin 1986 në Oblikë të Shkodrës, Admiri punontë në Genova si hidraulik. Ditën para aksidentit, Admiri festoi 3 vjetorin e martesës.

Familjarët e Admirit kërkuan nga konsullata shqiptare ne Milano që të mund të sillnin trupin në Shqipëri për ta varrosur pranë familjes.

“Në familjen e Admir Bokrinës në #Oblikë djaloshit Shkodran që humbi jetën në tragjedinë e #Genova, për t’i shprehur familjarëve ngushëllimet më të ndjera për humbjen e njeriut të zemrës, të cilit nesër i jepet lamtumira e fundit. Dhimbja është e madhe!”, shkruan Ministri Bushati në Twiiter, teksa poston edhe dy fotografi.

Përvec Admirit, në tragjedinë e Genovës himbi jetën dhe një tjetër shtetas shqiptar, Marjus Djerri nga Shijaku. Të dy emigrantë të rregullt në Genova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura