Militantët e PD-së përplasen me policinë në Lazarat, Kokalari: Njerëzit kontrollohen si kriminelë

Apr 17, 2015 | 23:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ka nisur me tensione prezantimi i kandidatit të Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale të 21 qershorit në Lazarat. Mësohet se konflikti ka nisur mes militantëve të PD-së dhe forcave të rendit në takimin që kandidati i PD-së për Bashkinë e Gjirokastrës, Igli Kokalari, ka pasur me strukturat e kësaj partie pranë fshatit të Lazaratit. 

Foto ilustruese

Edhe pse nuk ka një reagim zyrtar nga forcat e rendit, burime nga vendngjarja thanë për “Panorama Online” se fillimisht incidentet kanë nisur mes disa militantëve të PD-së dhe forcave të rendit, gjatë kohës kur kandidati i PD-së për Bashkinë e Gjirokastrës, Igli Kokalari, po zhvillonte një takim në një prej lokaleve të zonës rreth 500 metra larg qendrës së Lazaratit. Forcat e shumta të policisë në këtë zonë duket se kanë shkaktuar reagimin e militantëve të PD-së dhe të banorëve.
Nga përfaqësues të shtabit të zotit Kokalari pretendohet se ka pasur shtyrje dhe presione psikologjike nga forcat e policisë. Ndërkaq, mësohet se vetë kandidati i PD-së në Gjirokastër, Igli Kokalari, në një reagim të tij ka thënë se forcat e policisë ushtruan presion gjatë një takimi të tij me strukturat e PD-së të zonës, duke kërkuar largimin e tyre.

Igli Kokalari, kandidat i PD-se per Bashkine e Gjirokastres

Një një interviste telefonike për “News24” mbrëmjen e së premtes, Igli Kokalari ka thënë se forcat e policisë po bëjnë presion elektoral dhe se njerëzit në fshat kontrollohen sikur të ishin kriminelë. “Unë bëj fushatë, ndërsa policia vjen e blinduar, kjo është e patolerueshme”,-tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura