Milionat që fitojnë kompanitë e autobusëve me rritjen e çmimit të biletave

Jan 2, 2016 | 8:55
SHPËRNDAJE

Vendimi i të majtëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës për rritjen e çmimit të biletës së urbanit i kushton 15 mijë dollarë në ditë më shumë qytetarëve të Tiranës. Sipas raporteve, janë 144-150 mijë udhëtarë në ditë që përdorin autobusët e linjave të ndryshme në kryeqytet.

Me rritjen 10 lekë të çmimit të biletës së urbanit, sipas llogarive të opozitës, i bie 15 mijë USD në ditë dhe 5.5 mln USD në vit më shumë që të paguajnë qytetarët.

Qytetare te kryeqytetit, duke udhetuar me autobuzin urban te linjes se Tiranes se Re. Prej disa ditesh shoqata e Transportit Urban Kryeqytetas ka kerkua rritje te cmimit te biletes deri ne 70 lek./r/n/r/nCitizens of the capital, traveling with urban bus. For several days the capital Urban Transport Association has requested the ticket price increase up to 70 lek.

Opozita e ka quajtur një akt të turpshëm dhe të pastër korruptiv, vendimin e marrë dje në orët e vona të natës, pas shumë orëve debat në Këshillit Bashkiak. Vendimi u mor vetëm me votat e mazhorancës, pasi këshilltarët e djathtë e kanë kundërshtaur fort këtë rritje.

“Zgjodhi si kusar mesnaten të fuste serish duart në xhepat e qytetarëve dhe t’ju marrë dhe qindarkat e fundit që i kanë mbetur.  5.5 milionë dollarë më shumë në vit do t’i kushtojë qytetarëve të Tiranës rritja e çmimit të biletës në 33% nga 300 ne 400 lekë të vjetra.  Kjo është një vjedhje e pastër dhe skeme korrupsioni e Erion Veliajt dhe disa bashkëpunëtorëve të tij të njohur për afera të pista korruptive në të shkuarën dhe do bashkëndahen mes Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tij”,- tha këshilltarja e PD në Bashkinë e Tiranës, Reila Bozdo.

“Veliaj mund ti kishte kërkuar qeverisë së tij të hiqte akcizën e naftës për transportin publik. Veliaj mund të kishte parashikuar një pjesë të 120 milionë dollarë taksa që kërkon të mbledhë për të financuar transportin publik. Por ai zgjodhi rrugën më të shkurtër dhe më të pisët. Ai vendosi të ngrejë çmimin e biletës për ju qytetarë. Ju genjeu  pa pikë turpi. Ju mori me një dorë 5.5 milionë dollarë në vit nga xhepat tuaj dhe nga buxheti i familjeve tuaja”,- tha ajo.

“Pra  50 milionë dollarë më shumë do t’u merren duke nisur nga janari qytetarëve dhe bizneseve të Tiranës. Ne nuk mund ta pranojmë këtë vjedhje, këtë hajdutëri, këtë mashtrim e korrupsion. Në emër të keshilltarëve të Partisë Demokratike ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranes të reagojmë me të gjitha format e mosbindjes civile për të detyruar sprapsjen e këtij krimi të shëmtuar korruptiv”,- tha Bozdo. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura