Basha zbulon emrat: Pas Ballës, ja dy deputetët e tjetër të PS të përfshirë në aferën “Toyota Yaris”

Oct 23, 2018 | 12:20
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas daljes nga Prokuroria e Tiranës, ka treguar se në aferën e “Toyota Yaris”, janë përfshirë dhe dy deputetë të tjerë të Partisë Socialiste.

Më tej Basha tha dhe emrat e deputetëve, duke përmendur Ulsi Manjën dhe Jurgis Çyrbjan.

basha

Prokuroria po heton nxjerrjen e sekretit shtetëror për veprën kriminale të futjes së parave të krimit me “Toyota Yaris”, ky veprim dëshmon se denoncimet e mia publike për përfshirjen e Ballës në dhënien e garancive politike dhe trafikimit të parave të pista të krimit janë të vërteta. Dy deputetë të tjerë të PS, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja, janë përfshirë në këtë aferë. Kam ardhur me dëshirë sot në Prokurori për t’u dëshmua shqiptarëve se ku ka degraduar Prokuroria, në vend të hetojë se kush qëndron pas transaksioneve kriminale të miliona eurove, kush i garanton këto akte të rënda, po heton si nxjerrje të sekretit shtetëror”, tha Basha pasi doli nga Prokuroria.

basha1

Më tej Basha hodhi akuza dhe për eksponentë të tjerë të PS duke thënë se “Prokuroria ka përgjime zyrtare dhe prova për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Ka prova dhe fakte për ta kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin. Ka fakte dhe prova për ta zhdukur Fatmir Xhafajn nga politika”.

DEKLARATA E PLOTE E BASHES 

Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror sa i përket veprës kriminale të futjes së parave të krimit me Toyota Yaris.

Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike, denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në dhënien e garancive politike djhe në trafikimin e paligjëshme të parave të pista të krimit, janë të vërteta. Sot dua t’u them se në këtë aferë janë të përfshrië edhe dy deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja.

Kam ardhur me shumë dëshirë sot në prokurori për të ju dëshmuar shqiptarëve se ku ka degraduar sistemi i prokurorisë shqiptare. Në vend që të hetojë se kush qëndron prapa transaksioneve kriminale të miliona eurove me Toyota Yaris, në vend që të hetojë se kush i garanton këto akte të rënda kriminale, po e trajton këtë si një nxjerrje të sekretit shtetëror.

Prokuroria ka fakte dhe prova të mjaftuëshme për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Për të kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Qazim Sejdinin me shokë.
Por e kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës dhe nga krimi, prokuroria po i trajton lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror. Po mbron lidhjet e Taulant Ballës me bandat e krimit të organizuar, lidhjet e Vangjush Dakos me bandat e krimit të organizuar me bandat e krimit të organizuar, si sekret shtetëror.
Nëse prokuroria do të vepronte mbi përgjimet zyrtare, faktet dhe provat që disponon, sot Taulant Balla duhet të ishte në ARREST.
Sot Vangjush Dako duhet të ishte në arrest.
Sot Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini duhet të kishin një pretencë me dekada burg.
Sot Fatmir Xhafaj do të ishte jashtë politikës.
Por unë nuk jam i paduruar, sepse e di që drejtësia mund të vonojë por nuk do të mungojë.
Sëbashku me Taulant Ballën, Ulsi Manjën, Jurgis Çyrbjen, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin me shokë, do të vijë dita kur para drejtësisë të jenë edhe veglat që e kanë shndërruar prokurorinë në një aksesor të këtij regjimi kriminal dhe të krimit të organizuar, Arta Marku dhe Donika Prela

 

Milionat në “Toyota Yaris”, Basha mbërrin në Prokurorinë e Tiranës

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka mberritur sot Prokurorine e Tiranes, ne vijim te hetimeve te nisura per ceshtjen “Toyota Yaris”.

Kryedemokrati ka mberritur ne organin e akuzes ne oren 11.30 dhe me pas do te kete nje komunikim per mediat.

Kujtojme se Basha ishte i pari qe nga foltorja e Kuvendit tha emrin e socialistit Taulant Balla si personi qe kishte porositur dhe priste 3.4 mln eurot qe u gjeten ne makinat “Toyota Yaris”, ne portin e Durresit, gjate nje kontrolli te autoriteteve.

basha prokurori basha prokurori1

Denoncimi i Bashes ne Kuvend

Basha gjate fjales se tij ne Kuvend ne 24 qershor, ju dejtua Taulant Ballës dhe i tha se ai kishte porositur një makinë “Toyota Yaris”.

“Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri. Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita”, ishte kjo deklarata e Bashës ate te enjte te Kuvendit.


basha prokurori2

Padia e Balles 

Ne daten 10 tetor ishte seanca e parë gjyqësore mes deputetit të PS-së, Taulant Balla dhe Lulzim Basha.

Në muajin qershor, Balla ngriti padi kundër Bashës, pas akuzave të këtij të fundit për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në ‘Toyota yaris’ të bllokuara në Durrës.

basha prokurori3

Lulzim Basha para se të kapej sasia e lekëve në port, akuzoi live nga Kuvendi Ballën, se ky i fundit ishte garanti i 3.4 mln eurove të sekuestruara në dy “Toyota Yaris” para këto sipas tij të destinuara për një nga klanet e drogës në Elbasan.

Pas kësaj, Taulant Balla akuzoi kreun e PD për nxjerrjen e sekretit hetimor, në lidhje me dy automjetet tip “Toyota Yaris” që u bllokuan në portin e Durrësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura