Kordinatori Rajonal i Tiranës, në Partinë Demokratike të drejtuar nga “Rithemelimi”, Klevis Balliu në një deklaratë për mediat ka denoncuar Bashkinë e Tiranës për milionat e hedhura për rezidencat studentore universitare, por me to është abuzuar, pasi cilësia e punimeve është shumë e dobët.
Balliu shprehet se studentët kanë dorëzuar një kallëzim për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet në lidhje me Konviktet e Qytetit Studenti, por dy ditë pas kallëzimit SPAK shpalli moskompetencë dhe ia kaloi çështjen, Prokurorisë së Tiranës.
Ai shton se kjo e fundit ka nisur një procedim penal ndaj administratores së konvikteve Anila Shehu, ndërsa prokuror i çështjes është Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes së PS, Ermonela Felaj.
Balliu shton se edhe pse afati i hetimeve dhe zgjatjes së tyre është i përcaktuar, akoma nuk ka asnjë përfundim të kallëzimit të dorëzuar nga studentët.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al