Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth zyrtarisht single, finalizohet divorci i çiftit të famshëm. Historitë e ndarjeve dhe ribashkimeve të tyre

Jan 29, 2020 | 10:49
SHPËRNDAJE

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë zyrtarisht beqarë. Çifti ka finalizuar më në fund divorcin. 

Një gjykatë në Los Angeles i dha fund të martën martesës së tyre të shkurtër.

U raportua se Miley dhe Liam ranë dakord për marrëveshjen e divorcit në dhjetor.

Hemsworth paraqiti kërkesat për divorc nga Cyrus në gusht pas gati 8 muajsh martesë.

Çifti nuk pati asnjë problem për ndarjen e pasurisë pasi kishin nënshkruar një marrëveshje paramartesore.

Ata u martua në dhjetor 2018 pasi humbën shtëpinë e tyre nga një zjarr që përfshiu Malibu.

Miley dhe Liam u takuan në vitin 2010 gjatë xhirimeve të filmit “The Last Song”. Çifti u fejua në 2012 për t’i dhënë fund lidhjes së tyre në shtator 2013. Por rindërtuan sërish romancën e tyre në 2015.

Cyrus tani është në një lidhje me Cody Simpson, ndërsa Hemsworth është i lidhur me modelen Gabriella Brooks.

                  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura