Milani po kërkon sulmues, në “radar” futbollisti i Realit

Jul 21, 2018 | 10:11
SHPËRNDAJE

Milan tashmë pas marrjes së  “OK” për të luajtur në Europë është futur në merkato dhe po bisedon me disa sulmues. Morata dhe Higuain janë 2 nga alternativat parësore të kuqezinjve. Megjithatë, orët e fundit është bërë konkrete një alternativë tjetër.

bejl modric benzema

Bëhet fjalë për Karim Benzema. Kuqezinjtë i ofrojnë atë që ai do, një kontatë 4-vjeçare dhe 9 milionë euro në sezon. Benzema ka marrëdhënie të shkëlqyera me Florentino Perezin dhe Realin, e kjo e bën të vështirë shkëputjen e tij. Megjithatë, një rol si protagonist absolut të Milani do ti pëlqente. Di Marzio, eksperti merkatos, raporton se Gatuzo ka folur personalisht në telefon me Benzemanë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura