VIDEO/ Nuk ka fitues në derbin e Madoninës, Milani i pathyeshëm në kampionat

Nov 7, 2021 | 22:45
SHPËRNDAJE

Milani dhe Interi kanë ndarë pikët në një barazim të zjarrtë në derbin e Madoninës të luajtur mbrëmjen e sotme. 

milan interrrrrrrrr

Interi e nisi vrullshëm sfidën duke gjetur golin e avantazhit me një ish si Çalhanoglu. Turku fitoi penallati pas një dueli me Kesin në zonë, duke mposhtur më pas Tatarushanun. Por avantazhi zgjati vetëm 6 minuta, pasi nga një goditje standarde Milani barazoi shifrat nga një autogol i shkaktuar nga De Vraj.

Në minutën e 27-të, Lautaro Martinez shpërdoroi një 11-metërsh të fituar nga Darmian duke lënë gjithçka të hapur në këtë takim. Pjesa e dytë ishte mjaft voluminoze, ku pjesën më të madhe e dominoi Milani.

Madje Salemakers goditi dhe shtyllën në fundin e takimit, duke shkuar shumë pranë golit të fitores. Nga një pikë për të dyja skuadrat të cilat nuk ndryshojnë asgjë në renditje, ndërsa Milani vazhdon të mbetet i pathyeshëm në kampionat, ashtu si Napoli.

FT| MILAN-INTER 1-1

De Vraj (autogol) 17’/ Çalhanoglu (p) 11′ 

FORMACIONET ZYRTARE

fm

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura