Mihrije Braha bllokohet me makinën e saj në dëborë

Dec 30, 2012 | 10:56
SHPËRNDAJE

Dimër, ftohtë e acar dhe rrugë të rrëshqitshme. Kështu mund të përshkruhet gjendja në të cilën po kalojnë vendet ballkanike me fillimin e stinës së dimrit. Duke e ditur se gjatë kësaj stine aksidentet janë në numër të madh, preferohet që udhëtimi të jetë sa më i kujdesshëm për të shmangur më të keqen. Një rast të pazakontë javën e kaluar e ka përjetuar edhe këngëtarja e njohur Mihrije Braha, e cila ka përjetuar disa momente trishtimi derisa kthehej në shtëpi nga disa xhirime festive, të cilat i kishte bërë jashtë Prishtinës. Duke qenë se trashësia e borës kaloi mbi 20 cm, edhe rrugët ishin bërë të pakalueshme. Këngëtarja kishte ngelur në mes të rrugës për shkak se asaj i ishte bllokuar makina e markës Jeep, e cila drejtohej nga vetë këngëtarja Braha. Fotot që kemi siguruar, tregojnë se si këngëtarja ka qenë në pritje të ndihmës nga bashkëshorti për t’i ikur të ftohtit, ndërsa në xhirime ka qenë e shoqëruar nga e motra e saj, Lora.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura