Michnik, përmbledhje esesh në shqip

May 18, 2011 | 9:14
SHPËRNDAJE

Një përmbledhje esesh nga gazetari i njohur Adam Michnik vjen në shqip përmes Institutit Shqiptar të Medias. Titullohet “Në kërkim të sensit të humbur” dhe është libri i parë i autorit që botohet në gjuhën shqipe. Esetë e këtij libri u përzgjodhën nga vetë autori për lexuesin shqiptar. Adam Michnik (lindur më 17 tetor 1946) në Varshavë është kryeredaktori i gazetës më të madhe në Poloni, gazeta “Wyborcza” dhe një ndër intelektualët publikë më të shquar në kohën tonë. Michnik është historian, eseist dhe publicist politik me famë jo vetëm në vendin e tij, por në mbarë botën. Në vitet 1968-1989 ai ka qenë ndër organizatorët dhe drejtuesit kryesorë të lëvizjes opozitare demokratike ilegale në Poloni. I burgosur disa herë nga regjimi komunist, ai u bë një ndër simbolet e rezistencës antikomuniste në Europën Lindore. Adam Michnik është vënë në listën e 50 individëve që konsiderohen “50 Heronjtë e Shtypit të Lirë” (50 Press Freedom Heroes), nga “International Press Institute” (2000); si edhe është zgjedhur nga gazeta “Finacial Times”, si “një ndër 20 gazetarët më me influencë në botë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura