“Meteor” në ekonominë austriake, papunësia shkon në 66 përqind, qeveria zgjeron programin e të papunëve në 1 miliardë euro

Apr 1, 2020 | 20:16
SHPËRNDAJE

Papunësia në Austri ka arritur në 66%, niveli më i lartë që prej fillimit të regjistrave të punës, në 1946, megjithë përpjekjen e qeverisë për të shmangur pushimet masive nga puna në mes të shpërthimit të koronavirusit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se shkalla e papunësisë në vend u rrit me 4.8 përqind nga e njëjta periudhë në vitin 2019, në 12.2%, pasi vendet e punës në sektorë përfshirë turizmin dhe shitjen me pakicë u zhdukën. Numri i personave të regjistruar si të papunë është ngjitur me 65.7% në 504.345, sipas agjencisë së punësimit AMS.

austri

Një bllokim efektiv u imponua në Austri më shumë se dy javë më parë, me restorante, bare, teatro dhe dyqane jo-thelbësore që u detyruan të mbyllnin, midis të tjerave.

Njerëzve iu është thënë që të qëndrojnë në shtëpi dhe të punojnë atje nëse është e mundur, siç është rasti në shumë vende perëndimore.

Sipas “Reuters”, Nënkancelari Werner Kogler nga Partia e Gjelbër tha në një konferencë për shtyp se pandemia ishte “meteori më i madh që u përplas në jetën ekonomike që nga viti 1946”.

Në një përpjekje për të parandaluar pushimet nga puna, qeveria kombëtare e konservatorëve dhe të Gjelbërve ka njoftuar një paketë ndihme deri në 38 miliardë euro. Kjo përfshin një program që u mundëson punëdhënësve të mbajnë stafin në listat e pagave ndërsa paguajnë vetëm për orët që ata punonin, të cilat Ministri konservator i Financave Gernot Bluemel e quajti programi më bujar i tillë në botë. Por të dhënat e së mërkurës sugjerojnë se shumë kompani nuk ishin të bindura. Financimi për programin e papunësisë u rrit nga 400 milion euro, në 1 miliard.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura