Meta: Suksesi i Valbona Zenelit në arenën ndërkombëtare na bën krenarë

Dec 17, 2017 | 12:00
SHPËRNDAJE

Studiuesja Valbona Zeneli, doktore në shkencat ekonomike dhe Profesore e Studimeve të Sigurisë Kombëtare, Drejtore e Programit të Detit të Zi dhe Euroazisë në Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë George Marshall, promovi sot librin e saj “Në opinionin tim…” me përmbledhje artikujsh e eseshë të cilat kanë marrë vlerësime të menjëhershëm nga studiues, analistë, politologë dhe politikanë vendsa dhe ndërkombëtarë.

25396202_1609516799094587_5262201480448061438_n

Në promovimin e librit, ku merrnin pjesë presidenti i Republikës, Ilir Meta, ambasadori amerikan Donald Lu, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, diplomatë, studiues, deputetë etj.

Presidenti Meta përshëndeti botimin e këtij libri me përmbledhje artikujsh e eseshë dhe vlerësoi në mënyrë të veçantë idetë dhe tezat shumë interesante, të guximshme dhe provokative të lançuara nga Dr. Zeneli, për çështje shumë sensitive për politikën dhe shoqërinë shqiptare dhe atë ballkanike.

“Suksesi i çdo shqiptari në arenën botërore na gëzon e na bën krenarë dhe ne jemi të bindur që Shqipëria ashtu sikurse ka njerëz të jashtëzakonshëm në fushën e kulturës, të sportit, të shkencës, pa asnjë diskutim, që ka edhe në fushën e mendimit, të politikës ndërkombëtare, të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndaj dhe jam shumë i kënaqur që Valbona ka marrë vlerësime shumë të mirë nga media të ndryshme prestigjioze, sepse ato janë personale për të, por padyshim që ato janë edhe për vendin tonë”, u shpreh presidenti Meta gjatë fjalës së tij.

zeneli

Ambasadori Lu tha se mezi pret që ta lexojë librin e Valbona Zenelit, ndërsa vlerësoi studimin e saj kritik për fenomenet që ndodhin në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi këndvështrimin e Zenelit në trajtimin e çështjeve, duke mbajtur problematikën shqiptare në qendër të studimeve të saj.

Por libri ka marrë vlerësime të larta dhe nga aktorë ndërkombëtarë të cilët kanë nënvizuar sensin e fortë të kritikës dhe thellësinë e trajtimit të çështjeve.

 

Gjeneral (ret) Keith W. Dayton, Drejtor, Marshall Center

“Vëzhgime mbi Çështjet Europiane të Sigurisë, Tregtinë Ndërkombëtare dhe Ballkanin Perëndimor” është një libër që duhet të lexohet nga studiues seriozë të forcave dinamike që udhëheqin çështjet bashkëkohore europiane. Një ekonomiste e re brilante nga Shqipëria, shkencëtare politike dhe edukatore, Dr. Valbona Zeneli është një vëzhguese e mprehtë e çështjeve ndërkombëtare, njohuritë e së cilës janë me vlera të veçanta, duke pasur parasysh edhe eksperiencën e saj në rajon. Unë nuk kam parë kurrë më parë një vlerësim më depertues të disa prej sfidave më të vështira me të cilat përballen europianët teksa i afrohemi dekadës së tretë të shekullit të 21-të.

Professor Dr. Ioan Mircea Pascu, Zëvendës President i Parlamentit European

 

39 “kapituj” të shkurtër që përmbledhin një numër temash që verviten rreth një fushe të rëndësishme: Ballkanin Perëndimor. Secili kapitull është një “shtrese” kirurgjikale e një problemi, aspekti, shqetësimi, pritjeje të njerëzve që jetojnë atje – emigrimi, zhvillimi, qeverisja e mirë, korrupsioni etj. – nën mikroskopin analitik të Dr. Zenelit, e lindur në Shqipëri por që jeton dhe punon në Perëndim. Unë jam i sigurtë se lexuesi do të jetë i impresionuar nga njohuria e autorit, “syri”, përshkrimi konciz dhe elegant i rajonit dhe problemeve e tij, të shikuara nga të gjithë aspektet e mundshëm të analizës. Lexuesi do të përfitojë nga analiza e vendosjes së rajonit në nje kontekst me të gjerë europian dhe botëror. Një përvojë mjaft edukuse dhe e këndshme, të cilën unë jua rekomandoj ngrohtësisht të gjithë lexuesve.

Prof. Ermelinda Meksi, Koordinatore e Aktiviteteve Ekonomike dhe Ambientale, OSBE

Ky është një libër i shkëlqyer me një strukturë mbresëlënëse. Eshtë një gëzim për të lexuar. Libri trajton instensivisht temat e ditës, në një mënyrë të tillë të drejtpërdrejtë dhe praktike duke filluar me sfidën e humbjes së kapitalit njerëzor. Më pëlqenshumë mënyra krijuese që karikaturat nxisin imagjinatën dhe komplimentojnë artikujt. Ky është libri i duhur në kohën e duhur, i shkruar nga Dr. Zeneli të cilën unë përgëzoj për një mendje kaq të bukur. Libri thekson sfidat kryesore të Ballkanit në kontekstin e nevojshëm të një mjedisi global në ndryshim të shpejtë.

Stephan Richter, Publikues dhe Kryeredaktor, The Globalist

Valbona Zeneli e ka fokusuar karrierën e saj në një detyrë shumë të rëndësishme – për të siguruar një urë midis Ballkanit Perëndimor dhe thelbit të BE-së. Ajo i kujton fuqive në kryeqytetet kryesore europiane të krahut të hapur të BE-së dhe i inkurajon ata që të heqin dorë nga pozicioni i tyre i paracaktuar – që luhatet midis mendimit të dëshiruar, neglizhencës dhe pasivitetit të plotë.

James Pach, Publikues dhe Kryeredaktor, The Diplomat

Prof. Zeneli ofron njohuri të vlefshme për sfidat e politikave të Europës Qendrore dhe Lindore. Seksioni i librit mbi praninë në rritje të Kinës në këtë rajon është një kontribut thelbësor për të kuptuar këtë marrëdhënie të rëndësishme, por të nën-raportuar.

Tim Judah, Gazetar, The Economist

Valbona Zeneli është një vëzhguese e mprehtë e botës dhe ky koleksion esesh, duke filluar nga e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, në tregtinë dhe sigurinë ndërkombëtare, përbën një koleksion fantastik të eseve të saj të mprehta të shkruara në vitet e fundit. Shumë nga këto, të shkruara gjatë viteve të fundit, megjithëse tema ende të tanishme, përbëjnë një lexim pothuajse nostalgjik- kujtime nga një kohë tjetër. Ndërsa esetë e tjera, duke filluar nga korrupsioni, ikja e trurit nga Ballkani deri te sfidat e zgjerimit të BE-së, të gjitha merren me çështje kritike dhe askush tjetër nuk do të ishte në gjendje për ta bërë më mirë këtë sesa Zeneli.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura