Presidenti Ilir Meta dekretoi nxjerrjen në lirim të Gjeneral-Brigade, Sandër Lleshaj. Ky është një hap i parë i mundshëm drejt dekretimit të tij në postin e ministrit të Brendshëm. Por, afati kushtetues 7-ditor i presidentit po përfundon.
Të dy kanë konsumuar një kafe, e cila ka zgjatur 30 minuta, ndërsa punonjësit e Gardës kanë mbajtur larg medien.
Në 14 pyetjet e kryetarit të shtetit për statusin e Sandër Lleshajt, dukej shqetësimi se i emëruari i Edi Ramës ishte ushtarak i lartë. Njëherazi, vet Lleshaj bëri kërkesë për zhdekretimin e tij dhe largimin nga karriera ushtarake, kërkesë që u miratua.
Por, çfarë do të ndodhë pas kësaj? Burime i thanë Top Channel se, edhe afati i dytë kushtetues mund të digjet. Ndërkohë, të hënën kryeministri mund ta ripropozojë për herë të tretë emrin e Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm.
Deri më tani, janë ende për t’u konsumuar orët e fundit të afatit kushtetues./ Top Channel
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al