Asambleja e OKB/ Meta takon presidentin e Qipros: Forcim bashkëpunimit mes vendeve

Sep 26, 2018 | 10:39
SHPËRNDAJE

Në vijim të ndjekjes së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua me Presidentin e Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades.

meta

Presidenti Meta e falënderoi homologun qipriot për mbështetjen që ai personalisht dhe Qipro i japin çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjithashtu, Presidenti Meta nënvizoi interesin për t’i forcuar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik dhe për t’u dhënë atyre më shumë rezultate substanciale.

meta1

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, nënvizoi interesin për të bashkëpunuar ngushtë në kuadër të rajonit të euromesdheut dhe kontribuuar së bashku për forcimin e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.

Nga ana e tij, Presidenti Anastasiades, e siguroi Presidentin Meta për vijimin e mbështetjes së Shqipërisë në kuadër të BE-së, si dhe shprehu dëshirën për të shkëmbyer vizita në nivel Presidenti në dobi të forcimit të marrëdhënive mes dy vendeve.

Meta me Presidentin e Polonisë: Rritja e turistëve polakë në Shqipëri po e forcon miqësinë mes nesh

Presidenti Ilir Meta është takuar me homologun polak Andrzej Duda.

42591606_1938961866150077_4857187332614258688_o

“Bisedë e frytshme me Presidentin polak, Andrzej Duda. Mirënjohës për mbështetjen e Polonisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe çeljen e negociatave të anëtarësimit. Rritja e turistëve polakë në Shqipëri po i forcon kontaktet e drejtpërdrejta dhe miqësinë mes nesh”, shkruhet në një postim në Faqen zyrtare në Facebook të kreut të shtetit, teksa postohen dhe fotografi nga takimi.

42656944_1938961952816735_1998589192115847168_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura