Meta i jep dekoratën “Nderi i Kombit” kolosit të shkencës dhe energjitikës: Veprat e tij mbajnë edhe sot Shqipërinë me …

Oct 9, 2020 | 12:05
SHPËRNDAJE

Presidenti, Ilir Meta, vlerësoi pas vdekjes me Dekoratën Nderi i Kombit Prof. Petrit Radovickën, projektuesin e veprave të mëdha energjitike.

meta

Motivacioni: “Për kontributin e tij si shkencëtar, projektues, drejtues  dhe zbatues i veprave më të rëndësishme të hidroenergjitikës së vendit, personalitet me merita të jashtëzakonshme në themelimin dhe drejtimin e institucioneve më të larta të dijes dhe shkencës, simbol dhe përfaqësues i disa brezave të intelektualëve shqiptarë që ndërtuan vepra të mëdha, hartues i skemës së sistemit unik të energjisë,  ideator dhe realizues i skemës së shfrytëzimit optimal të burimeve ujore të Shqipërisë si dhe përfaqësues i denjë i shtetit shqiptar në organizata dhe institucione shkencore ndërkombëtare.”

Në fjalën e tij për akademikun, Meta ju referua Radovickës si kolos i shkencës dhe energjitikës.

“Ka merita historike si hartues i skemës së sistemit unik të energjisë së Shqipërisë, një kryevepër e inxhinierisë hidroenergjitike shqiptare. Është figura më e rëndësishme e inxhinierisë energjitike dhe hidroenergjitike të Shqipërisë. Në drejtimin e tij janë ndërtuar të gjithë Hidrocentralet e mesëm dhe të mëdhenj të vendit. Veprat e ndërtuara nën drejtimin e tij jo vetëm u kanë mbijetuar kohërave por mbajnë edhe sot Shqipërinë me prodhim dhe të ardhura. Mbetet një shkencëtar i niveleve ndërkombëtare”.

Presidenti shtoi se “prej kohësh kemi menduar të bëjmë një vlerësim të veçantë të shumë personaliteteve që kanë kontribute të jashtëzakonshme për ndërtimin e sistemit energjitik të vendit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura