Meta “heq” Frrokun nga Parlamenti

Mar 30, 2015 | 12:21
SHPËRNDAJE

Megjithëse procesi gjyqësor për Mark Frrokun sapo ka filluar, ai nuk rezulton të jetë në listën e deputetëve në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.

Faqja e Kuvendit ku mungon emri i Mark Frrokut

Nëse klikoni në faqen ku janë të renditur emrat e deputetëve sipas rendit alfabetik, rezulton se te gërma F (mbiemri shënohe i pari) janë Ermonela Felaj dhe Bashkim Fino, por mungon Mark Frroku.

Megjithatë, ky mund të jetë edhe një lapsus i administratës së Kuvendit, pasi në faqen ku janë shënuar emrat e deputetëve sipas qarqeve nga vijnë emri i Frrokut është në qarkun e Shkodrës dhe nuk rezulton që gjatë kësaj kohe të jetë zëvendësua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura