Meta dekoron presidentet e Kroacisë me titullin “Flamuri i Kombit”: Mirënjohje për mbështetjen në procesin e integrimit

Jul 19, 2018 | 9:28
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta në kuadër të vizitës së Presidentet të Kroacisë në Shqipëri, i ka akorduar dekoratën “Flamuri i Kombit”.

Kolinda Kitaroviç e ka marrë këtë dekoratës she një mirënjohëse nga Meta për mbështetjen që vendi i saj po jet për integrimin e Shqipërisë në BE.

Meta me presidenten kroate

“I gëzuar që dekorova Presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç me Medaljen më të lartë të Shqipërisë “Flamuri Kombëtar”. Mirënjohje për mbështetjen e saj dhe të Kroacisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Me fat që kemi miq të tillë të mirë”, ka shkruar Meta në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura