Mësuesja humb virgjërinë me një nxënës, por përfundon në pranga, ja kush e spiunoi

Sep 15, 2018 | 22:37
SHPËRNDAJE

Një ndihmës mësuese në Teksas të Shteteve të Bsahkuara akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksual me një nxënës 15-vjeçar, me të cilin ka pranuar se humbi edhe virgjërinë.

Hannah Siboyeh,
Hannah Siboyeh

Hannah Siboyeh, 25-vjeç, u arrestua me akuzën për sulm seksual ndaj një fëmijë dhe marrëdhënie të pahijshme mes mësueses dhe nxënësit. Ajo pranoi se ishte vetëm 24 vjeç kur kreu për herë të parë marrëdhënie seksuale me adoleshentin.

“Daily Mail” raporton se, sipas dokumentare të gjykatës, mësuesja filloi të bëjë seks me ish-nxënësin në korrik 2017, por marrëdhënia e tyre nuk u zbulua deri në pranverën e vitit 2018.

Hetimet nisën në muajin prill nga policia pas denoncimit të një nxënësi tjetër.

Hannah Siboyeh,
Hannah Siboyeh

Ai raportoi se kishte parë 15-vjeçarin dhe Siboyeh në shtrat së bashku në shtëpinë e tij dhe duke dëgjuar “zhurma të çuditshme” që vinin nga dhoma.

Sipas nxënësit, ndihmës mësuesja dhe adoleshenti gjithashtu publikuan së bashku një fotografi në Snapchat.

Kur policia u përball me Siboyeh, ajo pranoi se i pëlqente 15-vjeçari “me gjithë zemër” dhe se kishte humbur virgjërinë e saj në korrik 2017.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura