Mësojnë kërcimin në moshën 90 vjeç, grupi më trendy i të moshuarave

Nov 5, 2015 | 9:30
SHPËRNDAJE

Shumë vajza ëndërrojnë të bëhen kërcimtare kur të rriten. Në realitet, pak bëhen. Por në Argjentinë, disa e përmbushin këtë ëndërr kur janë goxha të rritura, në fakt, kur janë nga mosha 40 deri në 90 vjeç. Të bashkuara nga dëshira për të kërcyer, një grup grash të moshuara kanë krijuar një program kërcimi që i mban gjallë dhe i bën të harrojnë vitet… Personi që e mundësoi këtë ishte Elsa Agras, një mësuese kërcimi dhe e arteve të performacës.

kercimtaret 1
Në vitin 1995, kur Agras ishte 70 vjeçe, ajo vendosi t’u mësojë grave të moshës së saj si të kërcenin. “E dobët, e shëndoshë, e gjatë, e shkurtër, e re, jo shumë e re: ne të gjitha jemi yje!”, thoshte ajo. Fillimisht, grupi i saj “Ballet 40/90” kishte vetëm dy anëtare. Tani ato janë 54 gra që performojnë çdo javë në një teatër në qendër të Buenos Aires, vetëm disa blloqe larg nga Kongresi Kombëtar i Argjentinës. Më e reja është 52 vjeçe, ndërsa më pak e reja 85. Ato janë amvisa, gjyshe, avokate, pensioniste. Por ato janë gjithashtu kërcimtare. Ndonjëherë gjuri u dhemb.

Disa prej tyre vuajnë nga migrena. Por  kërcimtarët nuk kishin reputacion të mirë. Nuk më lejohej të kërceja. Ky grup dhe kërcimi, më kanë rikthyer në jetë”, thotë Maria Pagliano, 77 vjeçe.

kercimtaret 3
“Mendoja dikur se e kisha humbur mundësinë. Nëse nuk munda të bëhesha një kërcimtare kur isha një vajzë, atëherë nuk do të kisha shans tjetër. Unë po kërkoja diçka ku të ndihesha e pasionuar për vite, derisa gjeta këtë”. Ndërkaq, njëra prej tyre ndërroi jetë dhe ato u ndjenë të pikëlluara. Agras vdiq vitin e shkuar në moshën 90- vjeçare. Ishte një humbje e madhe për grupin, por ato e kaluan me art dhimbjen, rruga drejt kërcimit vazhdoi dhe koreografinë dhe kërcimin e realizoi një tjetër e moshuar e grupit, Gabi Golberg. Teatri është plot me anëtarë të familjeve, përfshirë mbesa dhe nipër krenarë, si dhe të moshuar të tjerë. Energjia është e lartë teksa zonjat, të veshura mirë, përshëndesin audiencën dhe ulen nëpër vende.

“Është një festë”, thotë Dario Doria, një regjisor dokumentari që e ka filmuar grupin për një vit e gjysmë. Produkti final “Elsa dhe baleti i saj” doli për publikun në vitin 2011. “Është ekzemplar! Këto gra donin të kërcenin dhe tani e bëjnë këtë gjë. Ato janë një shembull për mënyrën si të jesh gjallë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura