Mesiç: S’ka Evropë pa Ballkanin perëndimor

Nov 30, 2013 | 17:13
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i Kroacisë, Stipe Mesic ka thënë se procesi i bashkimit të Evropës nuk mund të jetë i përfunduar nëse nuk përfshin edhe vendet e Ballkanit perëndimor.

“Bashkimi i Evropës nuk është vetëm dëshira jonë, por edhe e ardhmja jonë”, ka thënë Mesic në takimin “Me bashkëpunim deri te përparimi”, i cili mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Ai ka pohuar se në çdo aspekt është investuar në projektin e bashkimit të Evropës, raportojnë mediat malazeze.

“Ndalja e zgjerimit të BE-së do të vinte në pikëpyetje krejt projektin dhe konceptin e tij”, ka thënë Mesic.

Ai konsideron që shtetet e Ballkanit perëndimor duhet të jenë aleate dhe jo rivale në rrugën evropiane.

“A jemi rival, kundërshtar apo aleat? Përgjigja ime është e qartë – ne jemi dhe duhet gjithsesi të jemi aleat”, ka thënë Mesic.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura