Mesfushori i kombëtares së Maqedonisë drejt Flamurtarit? Duro: Nuk e njoh fare

Nov 12, 2017 | 13:51
SHPËRNDAJE

Në Vlorë kanë nisur të mendojnë për merkaton, por trajneri Duro duket se do të qëndrojë hermetik në këtë drejtim. Gazeta zbuloi pak ditë më parë se trajneri pëlqen për të pasur në skuadër në janar talentin e Bylisit, mesfushorin Zisi. Ndërkaq po qarkullon edhe një emër tjetër.

duro

Bëhet fjalë për mesfushorin shqiptar nga Maqedonia, Muarem Muaremi. Ai është edhe lojtar i kombëtares së Maqedonisë, ndërsa aktualisht luan në Kazakistan te Oktoben. I pyetur nga gazeta për një interesim të mundshëm për Muaremin, trajneri Duro u shpreh: “Nuk e njoh fare këtë lojtar”, duke hedhur poshtë çdo lloj aludimi në lidhje me një afrim të mundshëm të tij te Flamurtari.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura