Mesazhi tronditës i Putin: Nga lufta Rusi-SHBA nuk mbijeton asnjë. Flet për holokaust nuklear

Jun 8, 2017 | 14:15
SHPËRNDAJE

Lufta midis Rusisë dhe SHBA do të ishte një konflikt apokaliptik që asnjë vend nuk mund t’i mbijetonte, paralajmëron Vladimir Putin duke e krahasuar edhe me holokaust bërthamor sipas tij.

Komentet e fuqishme e Presidentit të Rusisë vijnë gjatë një interviste me regjisorin Oliver Stone, i cili do të transmetohet i plotë në SHBA javën e ardhshme, por keto ore kane dale ne media disa nga mesazhet tronditese qe ka leshuar Putin.

“The Sun” raporton se kur Stone e pyeti Putinin nëse Shtetet e Bashkuara do të ishin dominante në një konflikt me Rusinë, ai tha: “Nuk besoj se ndonjë nga ne do t’i mbijetonte një konflikti të tillë”.

putin6

Kur Stone e pyet kreun e Kremlinit nëse ka shpresë për një ndryshim në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës, ai përgjigjet: “Gjithmonë ka shpresë. Derisa të jenë gati të na çojnë në varreza dhe të na varrosin”.

 

Stone e pyet gjithashtu se sa të besueshme janë informacionet që tregojnë se ai u ka mbijetuar të paktën 5 atentateve.

Putin refuzon të japë një përgjigje direkte, por shprehet: “Unë bëj detyrën time, agjentët e sigurisë bëjnë të tyren dhe po e bëjnë me sukses”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura