“Mesazhi i kongresit të PPE e ardhmja europiane për Rajonin”- Tritan Shehu: Karikatura “shengenesh” jashtë BE, të frymëzuara nga “Jugosllavia e Re”

Nov 21, 2019 | 16:45
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pas rezolutës me 10 pika te miratuar sot nga Kongresi i Partisë Popullore Europiane për vendin tone, ndërsa tha se mesazhi  është e ardhmja europiane për Rajonin.

Me një shënim në facebook, ndërsa shpërndanë foto nga takimi me Berlusconin e Mitsotakis në Kongresin e Partisë Popullore Europiane në Zagreb, ku ishte i pranishëm edhe kreu i PD-së, Basha, Shehu thotë se marrëveshjet strategjike në bashkëpunimin rajonal, duhet të jenë në fokus të objektivit të vendit.

6fd1ffc8-0e0a-4e08-b749-f2b6c2189491

Postimi i plotë:

Lidhjet strategjike me Italine e Greqine na afrojne me BE, jo..!

Mesazh i kongresit te PPE eshte e ardhmja europiane per Rajonin tone, lidhjet tona gjithmone e me te ngushta me BE e vendet antare.

Nderkaq karrikatura “Shengenesh” jashte BE, te ofruara si zgjidhje ”strategjike” per ne e per Rajonin me vende qe nuk e konsiderojne jetike Brukselin, NATO e SHBA-n, te frymezuara nga c nen dirigjimin e Vucic, gje per te cilen tentojne te lene ne hije edhe Kosoven, pavaresisht se prezantohen nga shqipfoles jane vecse hedhurina.

Mareveshjet strategjike ne bashkepunimin tone rajonal duhet te jene ne funksion te objektivit tone kryesor strategjik, integrimit europian te palekundur si Shqiperi, shqiptare e Rajon.

Nje rikonfirmim i sotem ky i PPE per Rajonin, qe imponon forcimin e metejshem te ketyre maredhenive strategjike me dy vendet tona fqinje antare te BE e te NATO, Italine e Greqine, mareveshje te tilla me ata, nderthurje te ngushta midis institucioneve, te Parlamenteve, Qeverive etj, ne vend qe te ndjekim “degdisjet” Vucic-Rama per ne drejtime te ”pa njohura” lindore.

Ndjeva nje kenaqesi te vecante te takonim e shkembenim mendime ne Zagreb me dy liderat kryesore te qendrave te djathta pjese e PPE ne keto vende, Berlusconin e Mitsotakis.

bc41e6e3-7eb0-4a34-a7ff-e0cd49405fdc

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura