Mesazhi i Klinton, Berisha: Bashkim për interesat kombëtare. Gjithçka për konsensus me PS

Nov 2, 2012 | 12:39
SHPËRNDAJE

TIRANË- Kreu i qeverisë Sali Berisha, duke vlerësuar vizitën e sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton i ka quajtur mesazhet e dhëna prej saj si thirrje frymëzuese, bashkim për interesat kombëtare.

“Mesazhi i Klinton për shqiptarët në 100 vjetorin e pavarësisë ishte thirrje frymëzuese bashkim për interesat kombëtare. Garantoj se kjo qeveri do bëj gjithçka për konsensus me opozitën. Të konsolidojmë vlerat që u besojmë. Ajo theksoi edhe këtu në bisedime  rëndësinë e zgjedhjeve, dhe unë e garantova se zgjedhjet do të jenë të lira, të ndershme dhe brenda standardeve e shpreha bindjen se edhe opozita është e interesuar për zgjedhjet të lira e të ndershme”- tha Berisha.

Ai ka ftuar opozitën t’i përgjigjet së bashku me maxhorancën thirrjes së KE për të votuar tre ligjet në Kuvend.

“Uroj dhe dëshiroj që ky mesazh të lexohet pastërtisht, të punojnë së bashku për të përmbushur detyrimet tona në procesin e integrimit. Theksoj se janë tre ligje që presin në Kuvend, asnjëri prej tyre nuk mbush një vakum, ligjet janë demokratike, në këtë sens ndokush mund të mendojë se këto nuk janë pengesë, por ky është arsyetim i gabuar, se vetë fakti që nuk i voton ligjet që kërkohen me qëllimin më të mirë nga KE është i mjaftueshëm për mendimin tim për të vënë në dyshim seriozitetin e shqiptarëve në procesin e integrimit”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura