‘Mesazhet që do ju vijnë nuk janë të miat’- Deputetit të Kuvendit i marrin Facebook-un, i kërkojnë lekë për…

Jun 25, 2022 | 12:51
SHPËRNDAJE

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, i është hakuar llogaria e tij zyrtare në Facebook dhe autorët i kanë kërkuar para për t’ia rikthyer, raportojnë mediat kosovare.

Jahja-Koka

Policia ka konfirmuar rastin duke thënë se janë njoftuar mbrëmjen e së premtes, rreth orës 20:30, duke regjistruar procedimin për “Hyrje në sistemin kompjuterik”.

“Rr. Ismail Koci, Gjakovë 24.06.2022-20:30 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të dyshuar të panjohur i kanë bllokuar llogarinë e tij në rrjetet sociale si dhe kanë kërkuar nga ai një shumë parash”, thuhet në raportin e policisë.

Edhe i biri i deputetit Kokaj, Agon Kokaj, ka bërë një njoftim në Facebook-un e tij personal duke paralajmëruar se llogaria e deputetit është hakuar dhe për çdo mesazh që mund të dërgohet nga Facebook-u i tij nuk është i shkruar nga i ati.

“Zonja dhe zotërinj, dua t’ju njoftoj se Dr. Jahja Kokaj, llogaria e tij në Facebook është hakuar nga dikush, prandaj nëse merrni ndonjë mesazh nuk janë të tij”, ka shkruar ai.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vijon në hetime./KosovaPress/

© Panorama.al

Te lidhura