Mersini shprehet optimist për Vllazninë: Kjo situatë nuk do vazhdojë për shumë gjatë

Jan 10, 2018 | 19:03
SHPËRNDAJE

Ergis Mersini ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i Vllaznisë, pas zyrtarizimit që iu bë si blerja e tretë e klubit shkodran. Ai shpreh një kënaqësinë që u bë pjesë e një klubi të madh si Vllaznia.

ergis mersini

Vllaznia është një emër i madh i futbollit shqiptar. Ndihem mirë për këtë ofertë që më ka bërë ky emër. Për tifozërinë e për ekipin që ka Vllaznia për mua është një kënaqësi e madhe që u bëra pjesë e këtij klubi. Besoj se do të bëj gjëra të mira për këtë ekip. Mund të premtoj se do të jap gjithçka nga vetja për të nderuar emrin e klubit. Kjo situatë jo e favorshme nuk do të vazhdojë për shumë gjatë te Vllaznia, duke parë edhe afrimet që po bën kjo skuadër. Zgjedhjet për në fushën e lojës janë të trajnerit. Unë do të shprehem në fushë” – deklaroi Mersini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura