Merr fund martesa e Tom Kruis dhe Katie Holmes

Jun 29, 2012 | 19:51
SHPËRNDAJE

Aktori Tom Kruis, 49 vjeç, dhe gruaja e tij Katie Holmes, 33 vjeç, ndahen pas pesë vjetësh martesë, raporton revista amerikane People.

Çifti nuk ka dhënë detaje lidhur me shkaqet që kanë çuar në divorcin e tyre të befasishëm.

Dyshja janë martuar në nëntor të vitit 2006 në një kështjellë italiane. Së bashku kanë vajzën Suri, 6 vjeç. Për Kruis, ky është divorci i tretë. Ai ka qenë më parë i martuar me Mimi Rogers dhe aktoren, Nikole Kidman.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura