Merkato/ Nuremberg kërkon Elis Bakajn

Aug 31, 2011 | 11:57
SHPËRNDAJE

Elis Bakaj është në planet e klubit të Bundesligës, Nuremberg. Trajneri, Dieter Heking, është shprehur dje për mediat gjermane se i intereson një lojtar me karakteristikat e shqiptarit. Megjithatë, ende nuk është vendosur nëse drejtuesit e Nurembergut do t’i bëjë një ofertë zyrtare Dinamos së Bukureshtit. Bakaj ka firmosur për 5 vite me rumunët, ndërkohë që nuk ka më shumë se 6 muaj që aktivizohet. Në kushtet kur merkatoja në Europë është drejt mbylljes, ndoshta gjermanët mund të bënin një surprizë në limit të saj. “Na duhet një mesfushor i avancuar, i cili mund të përshtatet shpejt me variantin taktik që ne përdorim. Në planin tim është shqiptari Bakaj dhe spanjolli Koke. Nuk mund të them se me cilin lojtar jemi më afër. Thjesht ne interesohemi për ta”, është shprehur dje për mediat gjermane trajneri i Nurembergut. Për një vend te Nurembergu, Bakaj duhet të fitojë së pari duelin me spanjollin Serxhio Koke.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura