“Mendova se ishte dashuria e jetës sime”/ 25-vjeçarja zbulon se partneri e tradhton prej dy vitesh, ja ç’vendim mori ajo

Nov 3, 2021 | 0:19
SHPËRNDAJE

Një 25-vjeçare mendoi se kishte gjetur dashurinë e jetës, deri në momentin që zbuloi se partneri e tradhtonte prej dy vitesh. Teksa rrëfen historinë për “Dear Deidre” të “The Sun”, ajo zbuloi se vendosi të ndahej nga ai, kur e krahasoi me ish të dashurën e vet.

tradhti, marredhenie

Ja rrëfimi i plotë:

Rashë në dashuri me një burrë, i cili tërhoqi jo vetëm vëmendjen time, por më rrëmbeu edhe zemrën. Ai dukej shumë ndryshe nga burrat e tjerë. Periudha e muajit të mjaltit zgjati vetëm pak muaj, për shkak të Covid-19. Fakti që ishim të izoluar, na pengonte që ta takonim njëri-tjetrin dhe kemi qëndruar larg për javë të tëra.

Unë jam 25 vjeç dhe ai është 29 vjec. Nuk u përpoq shumë që të qëndronte në kontakt me mua, por u përpoqa që të mos fiksohesha shumë me këtë detaj. Gjatë kësaj kohe, zbulova se ka fjetur me të tjera që nga periudha kur nisëm të dilnim bashkë. Kjo do të thotë që prej dy vitesh ai më tradhton me vajza të tjera.

Kjo më shokoi, edhe pse teknikisht ai ishte beqar. Filloi të më fyente kur u ballafaqova me të për t’i kërkuar llogari. Ai madje më krahasoi me ish të dashurën e tij. Kurrë nuk më ka thënë se më do. Në vend të kësaj, më tha se ende nuk më do. Pas këtyre fjalëve, u ndamë”.

“Dear Deidre” thotë:

Kjo është një eksperiencë e trishtë. Duket se ai është një burrë i vështirë dhe egoist që nuk ju meriton. Ai është një peron të cilit nuk mund t’i besosh. Duhet të lëvizni përpara, për t’i dhënë vetes një mundësi që të njihni një burrë që do t’ju dojë vërtet dhe që nuk do të ngurojë t’jua shprehë dashurinë që ndjen për ju”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura