Meghan Markle dhe Princ Harry zhvendosen në SHBA, Donald Trump ua bën të qartë: S’kam ndërmend të …

| 10:55
SHPËRNDAJE

Princ Harry dhe Meghan Markle raportohet se janë zhvendosur në SHBA por Donald Trump nuk ka ndërmend që të paguajë për sigurinë e tyre.

Në një postim në Twitter, Trump shkroi se: “Jam një mik dhe admirues i Mbretëreshës dhe Mbretërisë së Bashkuar, por ata duhet të pagujnë vetë për sigurinë e tyre.”

Por Meghan dhe Harry thanë se nuk kishin plane të kërkonin sigurim të financuar në SHBA.

Raporohet se ata janë vendosur në Kaliforni pas shpërthimit të koronavirusit.

Zyrtarisht nuk do jenë më anëtarë të familjes mbretërore më 31 mars dhe nuk do kryejnë më angazhime në emër të Mbretëreshës.

“Duka dhe dukesha nuk kanë plan të kërkojnë nga qeveria amerikane burime të sigurisë. Ata kanë bërë marrëveshje për tu financuar nga privatët,”– tha një përfaqësues i çiftit.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.