Megaofertë për Milinkoviçin, Interi hyn në garë fuqishëm për talentin serb të Lacios

Aug 6, 2018 | 22:15
SHPËRNDAJE

Ka qenë merkatoja e surprizave dhe çmendurive, të realizuara ose jo. Dhe me shumë mundësi do mbyllet me këtë etiketë. MilinkoviçSaviç ka qenë gjithmonë një nga emrat më të lakuar, e tani në skenë për lacialin ka një tjetër pretendent: fillimisht Juvja, më pas Milani e tani Interi. Të mëdhatë e Serisë A po trokasin në derën e Klaudio Lotitos për mesfushorin dhe Lacio është gati të dëgjojë oferta dhe të përfitojë nga “ankandi” që, me shumë mundësi, do nisë për talentin serb.

I cili ndërkaq u aktivizua për disa minuta nga trajneri Simone Inzagi gjatë humbjes 2- 0 në miqësoren ndaj Arsenal. Me fjalë të tjera, një lajm i keq nga ndeshja, por një lajm i mirë nga merkato, sepse të shohësh yllin e skuadrës të luajë rregullisht dhjetë ditë nga fundi i merkatos do të ketë qetësuar, të paktën pjesërisht tifozët ashtu edhe trajnerin, i cili në ditët e fundit nuk dukej optimist rreth qëndrimit të mesfushorit.

milinkovic-savic

SHIFRAT

Garë treshe (vetëm në Itali, pasi M-Saviç ka mahnitur gjithë Europën), pra. Ndërsa dy ditë më parë Leonardo, drejtori sportiv i Milanit, u pa në Romë (ndërsa dje ndodhej në Paris për Rabio), Interi ka përgatitur terrenin me bardhekaltrit duke paraqitur një ofertë që shumë shpejt mund të transformohet në diçka më konkrete. Termat janë këto: 30 milionë për huazimin, 70 për blerjen plus kartonin e Ramirez. Jo keq. Braziliani, 31 vjeç, aktualisht te Jiangsu (klub në pronësi të grupit “Suning”), është një nga objektivat e Lacios (verën e kaluar i kërkuar edhe nga zikaltrit). Jo keq, për një 23- vjeçar…

GARË ME MILANIN

Çështja do merret në konsideratë nga Lacio që, megjithatë, për momentin pret të kuptojë lëvizjet e pretendenteve të tjera. Milani, për shembull, diçka ka bërë gjatë këtyre ditëve: huazim për 40 milionë euro, blerje për 80, ndoshta për t’u shlyer në dy këste. Një shifër e lartë të cilën drejtori teknik brazilian ka tentuar të limojë me përfshirjen e një, në mos dy, shkëmbimeve (Borini njëri prej tyre). Në çdo rast do ketë një tjetër diskutim. Si Interi po ashtu edhe Milani, ndërkohë, po vazhdojnë kërkimet për kandidatë të tjerë: zikaltrit Modriçin, kuqezinjtë Rabionë.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura