Mediu dhe Hafizi zbardhin takimin në Kuvend: Çfarë na tha Rama

May 17, 2017 | 22:21
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar pas rreth 2 orësh takimi i krerëve të partive parlamentare tek Kryesia e Kuvendit, tryezë që nisi në 20:10, e thirrur nga kreu i PR Fatmir Mediu dhe kreu i PAA Agron Duka.

Por duket se zgjidhja e krizes politike eshte ende larg. Rama dhe Basha nisen nje takim koke me koke ne ambientet e Kuvendit pas perfundimit.

lulzim-basha-mediu1

Fatmir Mediu: “Opozita ka pranuar paketën McAllister plus. Rama opsion për një datë brenda qershorit, duhet të ketë reflektim të kryeministrit Rama.

Opozita theksoi se miratoi pa asnjë kusht paketën e integruar McAllister. Gati për implementimin e paketës McAllister+, ishte qëndrimi i opozitës. Gati që nesër të mblidhet Parlamenti dhe të votohet Vettingu. Të gjitha partitë e pranuan paketën McAllister +, vetëm Rama jo.

Rama shprehu opsione të lëvizjes së datës së zgjedhjeve brenda qershorit. Ndërkombëtarët të presin përgjigje nga Rama. Vlerësoj angazhimin e LSI, LIBRA dhe PDIU”.

Sipas Mimoza Hafizit, “pati diskutime për paketën McAllister plus, ka diskutime për datën e zgjedhjeve, ne insistojmë te numërimi elektronik, insistojmë te standartet zgjedhore. Dialogu nuk ka përfunduar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura