Mediu: Bëj si më the mua për Gërdecin, dorëhiqu. Meta: Ti ike se u vranë 30 vetë, ne deputetët i kemi shëndoshë e mirë si molla

Mar 5, 2015 | 12:34
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kreu i PR-së, emri i shoferit të të cilit u përmend në deklaratën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si një nga anëtarët e grupit që donin vrasjen e Doshit dhe Fufit, i sugjeroi Metës të japë dorëheqjen, ashtu si bëri ai pas tragjedisë së Gërdecit. Meta, në përgjigje të këshillës, renditi gjithë arsyet përse nuk e jep dorëheqjen, duke thënë prerë se për këtë le të vendosë Kuvendi pas votimit të mocionit të PD-së. 

Meta sot ne Kuvend

 

Mediu: Ligji duhet të triumfojë, ua them që në pozicionin tim do doja të ishin të pavërteta akuzat, se është për të ardhur keq, ajo që vë re është tendenca e vazhdueshme për të manipuluar me cështje të rëndësishme, për vendin. Në kohën e tragjedisë më keni sugjeruar miqësisht dhe kam dhënë dorëheqjen, ka pasur shumë që kanë hedhur baltë, si kam marrë në mënyrë personale. Bëni të njëjtin xhest që më sugjeruat mua në atë kohë, gjashtë muaj rresht deputeti i PS-së ka akuzuar..

Meta: Cili deputet? Ka akuzuar Tonin e PR, kështu e kishte emrin

Mediu: Bej durim, pranoje miqësisht. 6 muaj Tahiri takohet me të prezumuarin si kriminel. Unë ju sqaroj se Fatjon Skenderi ka qenë shofer në 1991-1993, kur ministri yt lozte me kuklla, përmendja nga Tahiri është e qëllimshme,

Meta: E ka përmendur Toma, jo ministri

Mediu: Do të lexosh ato që të pëlqejnë ty, jep doreheqjen, po ta jap edhe une si keshille 

Meta: Ma thuaj hapur. Ja të jap unë përgjigjen. E para Fatmir, është e vërtetë që une te këshillova dorëheqjen, një ditë pas tragjedisë isha bashke me Vasilin, e bëra shoqërisht se asnjë nuk ta kishte thënë, edhe pse ti më the, dakord po si do ti bëhet me samitin NATO-s, mos nuk pranohet Shqiperia, unë të thashë se janë vrarë 30 njerëz. Ketu ka nje dallim të madh, për fat të mirë Tomën e kemi shëndoshë si molla e të jeni të sigurt që do t’i bëj kërkesë policisë për të pasur vëmendjen të jashtëzakonshme për të gjithë deputetët që të mos kemi më shqetësime e probleme. Të jap unë dorëheqje, kur deputetet i kemi shëndoshë e mirë, falë edhe kujdesit të policisë, kur sapo jam njohur për skenarin kobzi të Agim Ramës që e pranoi edhe Doktori, te jap dorëheqjen për Tonin që ka qenë i PR, apo per Durim Bamin, kjo më duket absurde, edhe kriminale, nuk lejoj unë të instalohet precedent kriminal ne jetën parlamentare, kur cdo dëshmitar me pagesë mund të akuzojë këdo, për destabilizim, te vendit. Logjika juaj është e qartë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura