Mediat zvicerane gozhdojnë trajnerin e Bazelit: Po shkatërron Gashin

Nov 25, 2015 | 20:03
SHPËRNDAJE

Opinionisti i medias prestigjioze zvicerane ka lëshuar alarmin. “Fisher po shkatërron dy futbollistët, Shkëlzen Gashi dhe Joiçiro Kakitani”, shprehet opinionisti i përhershëm i gazetës zvicerane “Blick”, Kulibali Turkilmaz.

Shkelzen Gashi, von Basel spricht zu seinen Mitspielern am Super League Fussballspiel zwischen dem Grasshopper Club Zuerich und dem FC Basel am Samstag, 25. Juli 2015 im Stadion Letzigrund in Zuerich. (KEYSTONE/Ennio Leanza)

Ish-sulmuesi ka bërë me dije se në ndeshjen e fundit, shqiptari është parë në fushën e lojës si një tjetër njeri.

Sipas tij, nën drejtimin e Fisher, sulmuesi shqiptar nuk ka asnjë lidhje me bomberin e dy sezoneve më parë.

“Nëse në javët e para Gashi nuk ishte fare në fushë për Bazelin e Fisherit, apo në disa takime as në pankinë, tashmë ai edhe kur është në fushë është fare i padukshëm.

Kjo u pa edhe në ndeshjen e fundit, ku Gashi e nisi si titullar, por në tapetin e blertë ishte një lojtar pa grintë dhe fare pa dëshirë për të luajtur futboll”, ka deklaruar opinionisti i prestigjiozes zvicerane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura