Mediat armene: Tifozët shqiptarë provokuan me flamurin turk (VIDEO)

Mar 30, 2015 | 16:15
SHPËRNDAJE

Tifozët e skuadrës shqiptare të futbollit u përpoqën të provokonin zemërimin e mbështetësve armenë në kualifikueset e “Euro 2016” të së dielës, midis vendit mikpritës Shqipërisë dhe Armenisë, duke valëvitur flamujt kombëtarë turq dhe duke bërë thirrje ofenduese, raportojnë sot mediat armene.

Tifozë me flamur turk në stadium

Sipas portalit “News.am” policia dhe stafi i stadiumit shqiptar parandaluan një përplasje të mundshme në mes të tifozëve.

Termi Gjenocid Armen i referohet deportimit dhe vdekjeve të armenëve gjatë qeverisjes së qeverisë së Turqeve të Rinj, gjatë viteve 1915-1917. Kjo ngjarje momentalisht po shkakton mosmarrëveshje në mes të bashkësisë ndërkombëtare dhe Turqisë dhe armenët ndihen të provokuar sa herë përballen me simbolet turke.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura