“Më shumë demokratë ka jashtë PD”- Topalli prezanton kandidatët për deputetë në Tiranë, ja emrat e tyre dhe mesazhi i ish-kryeparlamentares për PS-PD-LSI

Feb 23, 2021 | 10:42
SHPËRNDAJE

Jozefina Topalli, kryetarja e partisë “Lëvizja për Ndryshim”, ka prezantuar sot listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, për Tiranën. Kjo tha Topalli është “lista më e mirë e tre dekadave, me profesionistë të nderuar, profesore të zotë, mjekët ë respektuar të rinj të shkëlqyer”.

Ish-kryeparlajmentarja Topalli tha se ftesa e partisë që ajo drejton “nuk është për ato që nuk ndryshojnë mendjen se ata nuk ndryshojnnë kurrë asgjë, por këto janë pakica”.

Sipas saj, “më shumë demokratë ka jashtë PD dhe shumë prej tyre i kemi sot këtu”.

“Ne ftojmë mendjet e hapura, të ndershëm, demokrat në shpirt, të rinj, prinder, pensionist, t’i kthejmë shpresën e dinjitetin vendit. Shqipëria nuk është e Ramës, Metës, Monës e Lulzimit, ka qenë e do jetë e shqiptarëve”, u shpreh Topalli.

LISTA E KANDIDATEVE TE “LEVIZJA PER NDRYSHIM” NE TIRANE

1. Elida Hoxha nga Fieri, matematikane, peagoge në Universitetin e Shkodrës.

2. Robert Qitozi, pedagog në Universitetin e Sporteve në Tiranë. Autori i disa librave e teksteve universitare

3. Lorenc Radovani, punon në Akademinë e Arteve,

4. Meri Kristaq Lalaj nga Pogradeci, dipluomuar si mësuese e gjuhës së huaj angleze dhe shqipe

5. Stela Jakova doktor i shkencave Ekonomike,

6. Arben Basha, pedagog në Akademinë e Arteve,

7. Lek Negri, studioi ne Universitetin e Arteve, dega Muzike, punon si pedagog ne Universitetin e Arteve

8. Fleino Muzali, diplomuar ne Padova per Shkenca Politike, histori e politike nderkombetare, pedagog ne Universitetin Aleksander Moisiu, aktualisht sipermarres.

9. Faranceska Memia, ka mbaruar gjimnazin me rezultate te shkelqyera ne Itali, ka fituar te drejten per koordinatore ne fondacionin ‘Save the Children’. Ka lindur ne Itali e eshte kthyer ne Shqiperi per te dhene kontributin e saj e vjen nga nje familje demokrate qysh heret.

10. Dionis Osman Agaj shkollohet ne Itali, per multimedia,

11. Polikron Polluçi, mjek

12. Daniela Kavaja, ka punuar ne arkitekture ne Rome, eshte kthyer me bashkeshortin e saj ne Tirane e po punon ne departamentin e Arkitektures ne Universitetin e Tiranes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura