Me shpejtësi skëterrë në mes të Tiranës/ Gazetari: Drejtuesi i mjetit është gjobitur 43 herë

Jan 20, 2021 | 22:57
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë, një makinë me shpejtësi marramendës u aksidentua pranë ambasadës italiane në Tiranë, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve.

Automjeti pësoi dëmtime ndërsa shkeli të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor. Bëhet fjalë për shtetasin Stiverjan Dashi.

Gazetari Spartak Koka thotë se drejtuesi i mjetit është gjobitur 43 herë nga policia. “43 herë është gjobitur, personi që nget makinën”, u shpreh Koka. Ndërkohë i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se si është e mundur që me 43 gjoba nuk i është hequr patenta, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja, pohoi se kjo nuk është mundësuar nga kuadri ynë ligjor.

“Në kuadrin tonë ligjor gjithë shkeljet e tij nuk janë për t’i marr për jetë patentën”, pohoi Gonxhja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura