“Më shkakton ankth”, pas denoncimit në polici të Noizyt ndalohet reperi Cllevio Serbiano

Apr 16, 2023 | 14:05
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur për videot e tij të Tik-Tok Cllevio Serbiano (Kleviol Ahmeti) është ndaluar në afërsi të Rinasit pas një denoncimi të bërë nga Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy më 13 prill.

noyzi

Panorama TV meson se sipas denoncimit, Ahmeti e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

“Klevio më ka shkaktuar ankth dhe frikë. Më ka përndjekur. Duhet ta ndaloni”, ka thene Noizy ne denoncim.

Kjo nuk është hera e parë që Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano, është vënë në prangat e Policisë së Shtetit.

Rreth një vit me parë ai u prangos pasi theu masën e sigurisë “arrest me burg”. 36-vjeçari nga Lushnja doli nga banesa dhe shkoi në Durrës, ku edhe u  konfliktua me reperin Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur disa herë, në rrjetet sociale, shtetasin R. R., banues në Durrës.

Shtetasi K. A. është ndaluar në Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, nga shërbimet e Komisariatit Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura