Me propozim të Veliajt, Ali Ahmetit i jepet i titulli “Qytetar Nderi” i Tiranës. Emri i një ish-deputeti demokrat propozohet nga socialistët për…

Apr 30, 2024 | 12:33
SHPËRNDAJE

Me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Këshilli Bashkak i Tiranës do të miratojë sot dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Veliajj
Ky titull do t’i akordohet në shenjë falënderimi për gjithë kontributin e tij në komunitetin shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Ali Ahmeti është një prej figurave më të rëndësishme në skenën politike dhe shoqërore të Ballkanit Perëndimor.

Ali Ahmeti njihet si njeriu i punëve të mëdha për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai është pagëzuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Maqedonisë. Propozimi për shpalljen e tij qytetar nderi është bërë mbështetur në rolin e tij si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ku ai luajti një rol kyç në konfliktin e armatosur në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001.

Po ashtu këshilltarët socialistë kanë propozuar emërtimin e një rruge në kryeqytet me emrin e ish-deputetit demokrat Tomor Malasi , njëherësh dhe ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës. Përtej bindjeve politike, janë vetë socialistët ata që i propozojnë edhe këshilltarëve të opozitës që të votojnë me unanimitet për vendosjen e emrit të Tomos Malasit një rruge në kryeqytet.

Tomor Malasi ka qenë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe ka ushtruar funksionin e Nënkryetarit të Kuvendit gjatë viteve 1992- 1996.

Me zhvillimin e zgjedhjeve të para pluraliste në vend, më 31 mars 1991 Kuvendi i dalë nga këto zgjedhje vendosi që Kryetari i Bashkisë të emërohej nga partia fituese. Në po këtë vit kryetar i Bashkisë së Tiranës u caktua Tomor Malasi, detyrë që e ushtroi deri në vitin 1992. Ai u nda nga jeta në 08.07.2023, në moshën 87-vjeçare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura