“Me pikëllim mora lajmin”,- Presidenti Meta, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Vera Isakut: Personalitet i respektuar i gazetarisë dhe publicistikës

Jul 22, 2021 | 23:02
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të Vera Isakut, gazetares dhe shkrimtares që u nda sot në mënyrë të parakohshme nga jeta. 

gazetara

“Me pikëllim mora lajmin”, thotë kreu i shtetit në mesazhin e ngushëllimit, ndërsa e cilëson të ndjerën si “personalitet të respektuar dhe qytetare e familjare model, që ka kontribuar për kulturën, progresin dhe emancipimin shoqëror”.

Mesazhi i plotë i ngushëllimit

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të intelektuales aktive, Vera Isaku.

Personalitet i respektuar i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, autore e një sërë veprash të vlerësuara, qytetare dhe familjare model, kontributi i saj për kulturën, progresin dhe emancipimin shoqëror e ka merituar nderimin dhe respektin e mbarë opinionit.

Duke ndarë dhembjen me familjen Isaku, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera.

Të prehet në paqe!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura