“Më paguan 2 mijë euro për t’i djegur ‘Ferrarin’ Noizy-t”/ Ky është i riu vlonjat, u kap “mat” nga kamerat e sigurisë (FOTO+EMRI)

Aug 13, 2023 | 11:24
SHPËRNDAJE

Siar Konti është i riu vlonjat i cili pak ditë më parë i dogji makinën “Ferrari” këngëtarit Noizy.

ferrari i noizyt

Në foto shihet i riu, teksa shkon drejt vendit të ngjarjes, për të kryer porosinë që i ishte ngarkuar, për të cilën tha se ishte paguar 2 mijë euro.

Siç shihet nga pamjet, i riu është veshur me xhup dhe ecën në rrugë, ndërsa është kapur ‘mat’ nga kamerat e sigurisë.

Zjarrvënia ndodhi pak ditë më parë në qytetin e Durrësit.

siar

Siar Konti është shprehur se për këtë shërbim është paguar 2000 euro të cilat i janë dhënë nga këngëtari tjetër, Cllevio Serbiano.

Pas dëshmisë se te riut vlonjat, këngëtari nga Lushnja Cllevio Serbiano që emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmetaj, ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se problemet me Noizyn i ka sheshuar kohë parë.

Edhe pse ka dhënë këtë dëshmi, Cllevio rrezikon burgun për të disatën herë pas dëshmisë së vlonjatit nëse do të verifikohet se porosia është bërë pikërisht nga ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura