Më në fund në Shqipëri vjen një kompani ajrore “low cost”

Nov 29, 2016 | 18:33
SHPËRNDAJE

Prej muajit prill, shqiptarët do të kenë mundësinë që të udhëtojnë me avionë për të cilët do të paguajnë shumë më pak seç paguajnë sot.Sokol-Dervishaj-Hungari1

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, nënshkroi në Budapest një Memorandum Bashkëpunimi, që i hap rrugë fillimit të fluturimeve nga Shqipëria të kompanisë “low cost” WIZZAIR, në muajin prill 2017. Memorandumi u nënshkrua me ministrin e Zhvillimit Kombëtar, Miklos Sesztak.

Dervishaj theksoi se ardhja e kompanisë me kosto të ulët për fluturimet Budapest-Tiranë dhe anasjelltas, është zhvillim shumë pozitiv për shqiptarët, që mund ta përdorin më tej Budapestin për të shkuar në destinacione të tjera.

“Fillimi i fluturimeve të kësaj kompanie të njohur “low cost” do të hapë edhe më shumë tregun shqiptar dhe do të ndikojë drejtpërdrejtë në uljen e çmimeve të biletave”, tha Dervishaj. Ai shtoi se rivendosja e një linje ajrore mes dy shteteve, përveç ndikimit pozitiv që do të ketë në sektorin e turizmit, zgjeron mundësinë për shkëmbimet tregtare.

Ministri Sokol Dervishaj u ndal te Aeroporti i Kukësit, duke thënë se vënia e tij në përdorim është një prioritet. “Do të doja të shikonim hapësirën që kompania ajrore WIZZAIR, të vijë dhe të operojë direkt, qoftë dhe me koncension këtë aeroport”, tha Dervishaj.

Nga ana e tij, ministri hungarez i Zhvillimit Kombëtar, Miklos Sesztak, tha se kjo është një marrëveshje historike, që u arrit falë angazhimit personal të ministrit Dervishaj, pasi ishin 2 vjet që nuk po nënshkruhej nga pala shqiptare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura