VIDEO- “Më mirë mos shkojmë fare në Europë”, Halili i zhgënjyer pas humbjes në derbi: Ky ishte kismeti jonë…

| 20:18
SHPËRNDAJE

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli pas humbjes në derbi ndaj Tiranës. Në prononcimin për mediat, numri 1 i bardhebluve u shpreh:

“Me këtë ndeshje të humbur si ekip, i largohemi pak sa shumë kreut të klasifikimit që sot është Vllaznia me meritë. Do vazhdojmë të punojmë, do respektojmë kampionatin që të ecim përpara. Kam besim te skuadra, kam besim te çunat. Kthehet edhe një grup lojtarësh gjatë këtyre dy javësh dhe themi se kontigjenti do të jetë më i plotë. Gjerat e tjera janë pjesë e lojës, ka raste, ka humbje. Ky është kismeti. E rëndësishme është që neve punojmë të ecim përpara.

Nuk dua të them që jemi dorëzuar. Unë vetë kam thënë që është shpejt për të folur për titullin, fakti është që po I largohemi shumë kreut të klasifikimit, duhet të luftojmë të kapim vendin e parë, që të kapim të dytin apo të tretin.

Më mirë mos shkojmë fare në Europë. Dëshira ime është të shkojmë drejt titullit. Nëse do të jetë e mundur të vazhdojmë, nëse nuk ka problem, ky është kismet”, u shpreh Halili.

PANORAMASPORT.AL

 

 

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.