Me kokainë, pushkë sportive e fishekë manovër në makinë, policia procedon penalisht 32-vjeçarin

Sep 19, 2021 | 11:13
SHPËRNDAJE

WhatsApp-Image-2021-09-19-at-10.57.42-780x405

 

Një 32 vjeçar me inicialet M. H., banues në Durrës, u procedua penalisht nga policia e qytetit bregdetar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Volkswagen”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pushkë sportive, fishekë manovër dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Ndërkohë shtetasi A. B., 31 vjeç, banues në Durrës, gjatë kontrollit të policisë në subjektin e tij në lagjen nr.17, Durrës, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.

Ndërsa shtetasit E. C., 39 vjeç, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan penalisht edhe shtetasin e shpallur në kërkim, P. N., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 14.09.2021, i ka vënë zjarrin mjetit tip “Ford”, në pronësi të shtetasit M. P., si dhe ka dëmtuar mjetin e shtetasit F. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura