“Më kërkonit foto me Andin, kur isha duke festuar me Beartin në Kosovë”- Tea Trifoni reagon sërish “e revoltuar”: Veç shpirti im e di ç’po heq! Boll më…

Feb 3, 2021 | 14:00
SHPËRNDAJE

Historia e Tea Trifonit dhe Beart Rexhepit i ka shokuar të gjithë, por edhe pas daljes nga programi, akuzat ndaj produksionit nga ish-konkurrentët nuk kanë fund.

I pari që reagoi ndaj situatës ishte Andi Shehu, i cili tha se ishte detyruar të dilte çift me Tean për shkak të “kontratave të frikshme”.

Por, produksioni hodhi poshtë akuzat e tij, duke thënë se nuk ekziston asnjë kontratë e tillë.

Më pas, reagoi Bearti, i cili e pranoi lidhjen dhe tha se Tea në këtë mes “është viktimë”.

E në fund erdhi edhe reagimi i 22-vjeçares, e cila zbuloi se produksioni ka qenë në dijeni për çdo gjë.

tea trifoni beart rexhepi (3)

Mirëpo sot, ajo ka reaguar sërish nëpërmjet një videoje të publikuar në kanalin e saj në YouTube, një video të cilën ia drejton Olsa Muhametit, autores së programit “Përputhen”.

tea trifoni beart rexhepi (1)

Pas emisionit të sotëm vendosa që të reagoj për Olsën, për ty o Olsa e për të thënë që boll vazhdove me mashtrime e manipulove situatën si do ti, siç bën gjithmonë.

Boll më zhyte mua në humnerë akoma më tepër seç më ke zhytur që veç shpirti im e di ç’po heq, por s’ka problem. Ti më duket e paske kujtesën të shkurtër Olsa, por s’ka problem, sepse t’i kujtoj unë ca gjëra.

tea trifoni, beart rexhepi, andi shehu, olsa muhameti (2j)

Unë të kam kërkuar që të dal që në dhjetor, por ti më nxirrje mua 100 justifikime. Unë dhe Andi kemi kërkuar që të dalim si çift, të përputhur, të përplasur, të përleshur, sido që të ishte, vetëm që të dilnim nga aty sa më shpejt.

tea trifoni, beart rexhepi, andi shehu, olsa muhameti (2s)

Po pse moj Olsa, harrove ti që për Vitin e Ri kur kemi folur bashkë unë kam qenë në Kosovë tek Bearti duke festuar me familjen e tij?! Dhe pas kësaj më keni kërkuar foto që unë duhet t’i bëja me Andin, foto që s’u bënë kurrë.

Edhe unë për këto kam prova. Edhe pas kësaj pastaj na përmendni krimin tonë të rëndë, që është Giveaëay, bizneset që bëjmë ne kur në fakt bizneset i bën ti.

Ti më ke mbajtur aty mua, jo se më doje, jo se më paske dashur, por sepse të interesonin reklamat dhe pjesa jote, sepse bizneset donin që të isha unë dhe Andi me takimet tona për të reklamuar ata.

tea trifoni beart rexhepi arber aruci (9)

Edhe unë personalisht madje. Edhe ne nuk kemi marrë asnjë kokërr leku nga kjo, asnjë lloj pagese. Kemi ardhur aty vetëm me shpenzimet tona, me veshjet tona, me transportin tonë, me kohën tonë, me gjithçka. Edhe ti më akuzon për biznese?!

Na bëre që të vazhdonim takimet, ashtu siç e pranuat edhe vetë në emision që na keni shtyrë dhe na keni detyruar t’i bëjmë ato takimet, derisa më në fund ne nuk pranuam, edhe më në fund kur nuk bëmë më takime, na nxorët, kur nuk pranuam të bënim më. Edhe e shtytë emisionin e fundit, ditën e fundit me komente se s’kishit ç’bënit.

Gjithsesi, boll u talle! Mos vazhdo të tallesh më, se tek e fundit, edhe ne njerëz jemi!”, u shpreh Trifoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura