“Më kërkoi dorë për fejesë”- Era Rusi zbulon si i propozuan: Të gjithë planin e kishte bërë gati

Apr 2, 2020 | 11:15
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Era Rusi ka zbuluar një propozim për martesë që iu është bërë dje.

Ajo tregoi se një i panjohur i shkruante duke i kërkuar të martoheshin bashkë, madje kishte bërë edhe gjithë planin sesi do shkonin drejt asaj pike.

Fillimisht i kishte thënë se do dilnin për kafe, më pas do lidheshin, do i kërkonte dorën për fejesë dhe gjithçka do kurorëzohej në martesë.

“Sot më shkruante dikush. E kishte bërë të gjithë planin e punës. Në fillim donte të më njihte mua, të dilnim për kafe pastaj do darkonim dhe më pas do lidheshim. Më pas do vinte të më kërkonte dorën të fejoheshim dhe në fund të martoheshim. Plani ishte shumë i qartë. Nuk është në planet e mia martesa me të panjohur,”– tha ajo në një lidhje në Skype në emisionin “Ftesë në 5”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura