“Më keni bërë mbi 500 procedime penale”- Klevis Balliu reagon pas vendimit të Policisë: Më motivoni më shumë për të kërkuar drejtësi

Apr 20, 2024 | 13:57
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar pasi u procedua penalisht nga policia pas protestës para Bashkisë Tiranë ku u hodhën bomba molotov dhe u përplasën me efektivët.

klevis balliu

Klevis Balliu shprehet se “më keni bërë 500 procedime penale”, por thekson se në këtë mënyrë e motivojnë më shumë për të kërkuar drejtësi.

“Taulant Bego Yaris më paska proceduar pse protestoja kundër korrupsionit të Ndragetes.

Taulant Droga dhe Lal-Ndrageta duhet të dine se ky presion i shemtuar nuk funksionon.

Më keni bërë mbi 500 procedime penale dhe jo vetëm që nuk më ndaluat, por më motivoni më shumë per te kerkuar drejtesi per Shqiptaret.

Shihemi të premten ora 11:00, ku do të jete qytetaret kundër krimit dhe patjetër krimi do të humbë gjithmonë”, shkruan Klevis Balliu.

LEXONI EDHE: U procedua penalisht pas tubimit, Tedi Blushi: Efektivët me ndaluan me dhunë të hyja në Bashkinë Tiranë! Me çdo çmim do të jem gjithmonë në ballë të protestave”

 

Përveç, ish-deputetit Balliu, gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushin.

Ndërkohë në prangat e policisë kanë rënë tre persona, përkatësish dy 18-vjeçarët Kevin Vidrica dhe Bernard Metaliaj për përdorim të molotovit, si edhe shtetasin Franci Kaloshi, banues në Lushnjë, për ushtrim dhune ndaj efektivëve.

Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve, të cilët kanë hedhur molotov.

Policia infomon se në momentin që ka marrë fjalën Belind Këlliçi, janë hedhur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të portës hyrëse të Bashkisë Tiranë.

Pas kësaj një grup protestuesish, në drejtimin e Flamur Nokës, Klevis Ballut, Tedi Blushit dhe të personave të tjerë, kanë tentuar të çajnë kordonin e Policisë, në portën tjetër të Bashkisë, nga krahu i sheshit “Skënderbej”, dhe gjatë këtij momenti ka patur konfrontim midis tyre dhe efektivëve

“Pas përfundimit të protestës janë kryer veprimet procedurale, është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të Bashkisë Tiranë, të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike”, informon policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura