“Më kanë premtuar nënshtetësinë”, shqiptari i cilësuar hero në Itali tregon eksperiencën në hotelin karantinë: Dy ditët e para ishte tmerr, i vetmi që testi im doli…

Mar 2, 2020 | 12:20
SHPËRNDAJE

albi

Albi Albino është djali shqiptar i cili nga është quajtur hero nga mediat italiane, pasi ai po punon si kamarier në një hotel në Alassio, i cili është kthyer në një karantinë pasi një kliente 72-vjeçare rezultoi pozitive me koronavirus.

Albi sot ka folur në një lidhje “Skype” me moderatorët e emisionit “Ditë e Re” duke treguar për eksperiencën e tij në këtë karantinë.

Arjon Muça: Si je ndjerë kur emri jot është përmendur si një rast për t’u vlerësuar?

Albi, il ragazzo albanese volontario di protezione civile

Albi Albino: Unë punoj prej vitesh në këtë hotel dhe ditën e martë na ka ardhur komunikimi që një nga klientët që ndodhet në hotel është pozitiv me koronavirus. Që nga ai moment prej një javësh jemi të mbyllur këtu në hotel, ku asnjë prej nesh nuk mund të dalë dot. Në këto momente kemi ngelur vetëm ne puntorët ndërsa të gjithë klientët janë nisur nëpër shtëpitë e tyre. 

Dy ditët e para ka qenë një tmerr. Kur na thanë që askush nuk duhet të dalë nga hoteli na erdhi një ankth shumë i madh sepse shumica ishin në moshën mbi 70-vjeç. Gjëja e parë që mendova ishte t’i vija në ndihmë personave që ndodheshin këtu dhe bashkë me vëllain tim që punon këtu edhe me kolegët e tjerë edhe pse kur erdhi njoftimi ne nuk ishim punëtorë, por si të gjithë të tjerët që duhet të rrinin nëpër dhomat e tyre.

Unë nuk e mora me frikë, nuk mendova asgjë, doja vetëm t’i ndihmoja ata që të ndiheshin mirë sikur nuk kishte ndodhur asgjë. 

Arjola Shehu: Ju pse po qëndroni ende në hotel?

Albi Albino: Nuk ka ka ardhur ende lajmi nëse duhet të shkojmë nëpër shtëpitë tona apo ta marrim karantinën këtu brenda në hotel.

Arjon Muça: Po ju vetë mund të jeni të prekur nga koronavirusi?

albi1

Albi Albino: Tamponin e parë që bëra më doli negativ dhe isha personi i vetëm që më doli negativ, shumica ishin pozitivë por pa asnjë simptomë.

Arjon Muça: Kjo mund të thotë që ne shqiptarët mund të kemi imunitet, është një gjysmë batutë kjo e imja, por mund të jetë kështu?

Albi Albino: Nuk e di, thjesht është një situatë tragjike, por është thjesht një grip i ri që ka dalë dhe me imunitetin e fortë mund ta përballosh këtë lloj gripi.

Arjola Muça: Të ka gëzuar shkrimi i Giovani Totit që kishte bërë për ty?

Albi Albino: Po, kamë folur në telefon me Giovani Totin, më ka marrë ai vetë në telefon i cili më tha që je duke bërë diçka që shumë veta nuk do e bënin edhe për këtë është mirënjohës edhe më ka premtuar që do marr nënshtetësinë italiane. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura