“Më ka shkaktuar frikë”- U ndalua pas denoncimit të repertit, reagon avokati i Kleviol Ahmetit: Është arrestuar si i dashuri i Noizyt

Apr 16, 2023 | 22:18
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme në Rinas u bë ndalimi i reperit Keviol Ahmeti, pas një denoncimi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, i cili pretendonte se është kërcënuar nga “Cllevio”.

noizy-clleviooo

Sipas denoncimit, Ahmeti e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

Mbrëmjen e sotme ka reaguar avokati i Kleviol Ahmetit, i cili shprehet se ky i fundit “është arrestuar si i dashuri i Noizyt”.

Ai thotë se nenin 121 të kodit penal, për të cilin është arrestuar Kleviol, është përndjekja shpirtërore, duke thënë se në këtë mënyrë, “Noizy e ka pranuar dashurinë e Kleviolit kundrejt arrestimit të tij”.

“Policia e Durrësit ka arrestuar sot Kleviol Ahmetin. Turpi më i madh që ekziston sot në qytetin e Durrësit. Kleviol arrestohet si i dashuri i Noizyt. Në nenin 121 të kodit penal për të cilin është arrestuar Kleviol, është përndjekja, pra përndjekja shpirtërore. Klevioli nuk ka lidhje me dashurinë, por Noizy e ka pranuar dashurinë e Kleviolit kundrejt arrestimit të Kleviolit”, shprehet avokati i tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura