“Më ka shkaktuar frikë e ankth”- Kërcënonte me jetë Noizy-n, Gjykata liron nga burgu reperin Cllevio

Apr 20, 2023 | 10:13
SHPËRNDAJE

Gjykata e Durrësit ka liruar nga burgu Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio, i cili u arrestua pas denoncimit të Noizy-t se e kërcënonte me jetë.

noizy-clleviooo

Togat e zeza kanë dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.

Cllevio u arrestuar më 16 prill pas denoncimit të Noizy-t, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku.

Ky i fundit deklaroi se Cllevio i kishte shkaktuar frikë e ankth me kërcënimet me jetë që i bënte.

Lexoni lajmin: “Me armë dimë të gjithë të bëhemi të fortë”- Noizy tërheq padinë ndaj Cllevios? Deklarata e reperit: Për herë të fundit, nëse më provokon edhe njëherë…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura